Real Madrid – Galatasaray, formacionet e takimit në “Santiago Bernabeu”

Sot do të zhvillohet një ndehsje interesante në kuadër të grupit A për Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Galatasaray.
“Los Blancos”, kërkojnë tri pikë me shpresën për të gjetur formën me të mirë të mundshme dhe të kenë me të lehtë kualifikimin në fazën tjetër.
Nga ana tjetër gjiganti turk kërkon hakmarrjen, pasi klubi spanjoll para dy jave e ka mundur si mysafirë me rezultat minimal 0-1.
Te Reali pritet të mungojë Gareth Bale, i cili mungon për shkak të lëndimit, ndërsa te Galatasaray pritet të jenë të gjithë lojtarët me të mirë në formacionin e parë.
Real Madrid (4-3-3): Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo, Valverde, Casemiro, Kroos, Rodrygo, Benzema, Bale.
Galatasaray (4-3-3): Muslera, Mariano, Luyindama, Marcao, Nagatomo, Seri, N’Zonzi, Bayram, Belhanda, Andone, Babel.