Real Madrid gjenë zëvendësuesin e Hazardit te City

Sipas raportimeve të fundit nga mediat në Angli dhe Spanjë, Real Madrid është duke menduar seriozisht për transferimin e Riyad Mahrez gjatë afatit kalimtar veror.
The Sun raporton se Real Madridi është duke monitoruar në afërsi fantazistin algjerian të Manchester Cityt, Riyad Mahrez.
Sipas raportimeve të fundit tekniku i Real Madrid Zinedin Zidane e ka favorit algjerianin për të forcuar sulmin për sezonin tjetër, pas largimit të Cristiano Ronaldos në vitin 2018 duket se Karim Benzema ka mbetur pa ndihmën e duhur në repartin e sulmi.
Tekniku francez është i bindur se Riyad Mahrez është i duhuri për zëvendësimin e vendit bosh që ka lënë Cristiano Ronaldo.
Menagjeri i Manchester Cityt Pep Guardiola kishte bërë elozhe për Riyad Mahrez pas ballafaqimit kundër Wolves ku triumfuan me rezultatin 2-0, ai kishte shkëlqyer duke qenë lojtari i ndeshjes, por duket e pamundur për ish trajnerin e Barcelonës që të mbajë në skuadrën e tij algjerianin .
Mbretërit duket se janë duke humbur shpresat te Eden Hazard, që prej transferimit të tij në Real Madrid, belgu nuk ka mundur të gjejë veten dhe flitet për një largim të tij në fund të sezones.
Mesfushori sulmues, 30 vjeçar, këtë sezon ka impresionuar me paraqitjet e tij ku ka shënuar tetë gola në 22 ndeshje për Cityn. /Insporti.com/
