Real Madrid kthehet te fitorja, shkëlqen BBC

Futboll 03 Mars 2018 21:35

Real Madridi është rikthyer te fitorja në La Liga, pas humbjes nga Espanyoli në mesjavë.

Në ndeshje ku BBC luajti nga minuta e parë, ekipi i Zidane fitoi tri pikë në prani të tifozëve përballë Getafes në “Santiago Bernabeu”, pas humbjes të martën nga Espanyoli.

Gareth Bale e Cristiano Ronaldo [2], ishin golashnuesit në fitoren e madrilenëve përballë Getafes.

Reali me këtë fitore renditet në pozitën e tretë me 54 pikë, pas 27 xhirove të luajtura. /Insporti.com

-->