Real Madrid nuk humbet kohë, merr këtë vendim pas largimit të Gareth Bale

Futboll 18 Shtator 2020 16:35

Gareth Bale është shumë afër kalimit në Tottenham Hotspur në formë të huazimit një vjeçar, raporton Insporti.

Sulmuesi uellsian nuk ishte pjesë e planeve të Zinedine Zidane në vitin e fundit dhe shumicën e kohës e kaloi në bankën rezervë.

Ai do të rikthehet në Tottenhan Hotspur, klub ky nga i cili u transferua në Real Madrid për 100 milionë euro, atëbotë rekord botëror në historinë e futbollit.

Ndonëse transferimi ende nuk është bërë zyrtar, Real Madrid ja ka dhuruar numrin 11 në fanellë spanjollit Marco Ansensio.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e La Ligës. Aty ende figuron emri i Gareth Bale por ka numrin 25.

Image Credit: La Liga

Gareth Bale do tentojë ta rikthej karrierën në rrugën e duhur në klubin i cili e bëri të famshëm.

Ai ka qenë njëra nga kërkesat kryesore të trajnerit të Spurs, Jose Mourinho i cili e kishte kërkuar lojtarin edhe sa ishte trajner i Real Madridit./Insporti.com/

-->