Real Madrid – Olympiacos, kryendeshja në Euroleague

Basketboll 09 Shkurt 2018 15:44

Sonte në ndeshjen kryesore të Euroleague, Real Madrid pret në shtëpi grekët e Olympiacos.

Në kryeqendrën e Spanjës pritet ballafaqim i madh i skuadrave që janë takuar plotë 26 herë, nga viti 2000 prej se është Euroleague dhe fitoret thuajse janë në dysh. Ekipi më i trofeshëm në Evropë ka 14 fitore ndaj grekëve me bilanc gati të pamposhtur në shtëpi, ku nga 13 takimet në Madrid ka 12 fitore. Derisa, Olympiacos nga 12 fitoret ndaj “Los Blancos”, vetëm një e kanë në Spanjë.

Real Madrid momentalisht është në vendin e pestë me 13 fitore e 8 humbje, dhe është skuadra e dytë në ligë në shënimin e pikëve, me një mesatare prej 84 pikëve për ndeshje. Kurse Olympiacos, qëndron në pozitën e tretë me 14 fitore e 7 humbje, dhe është ekipi me mbrojtjen më të mirë në ligë, e cila ka pranuar mesatarisht 73 pikë për ndeshje.

Ndeshja e parë e këtij sezoni, që u zhvillua në xhiron e 11-të në Greqi, i kishte takuar Olympiacos me rezultat 92-83. Mirëpo, “Të Kuqtë” në javët e fundit kanë pësuar disa humbje të thella në udhëtim, duke u mposhtur në katër ndeshjet e fundit si mysafir. Në anën tjetër Real Madrid, ka arritur të triumfoj në pesë përballjet e fundit në shtëpi.

Normalisht që e gjithë vëmendja në këtë përballje, do të jetë tek dyshja Vassilis Spanoulis dhe ylli në ngritje i madrilenëve, slloveni Luka Doncic.
Spanoulis këtë edicion, ka një mesatare prej 11.7 pikëve dhe 5 asistimeve për ndeshje, kurse Doncic është në kuotën e 17.4 pikëve dhe 4.6 asistimeve për ndeshje. /Insporti.com
Ndeshja në mes Real Madrid e Olympiacos, zhvillohet nga ora 20:45, kurse në takimet tjera do të përballen:

Fenerbahçe – Brose Bamberg (18:45)

Crvena Zvezda – Armani Olimpia Milan (19:00)

Zalgiris Kaunas – Khimki Moscow (19:00)

-->