Real Madrid – Paris Saint-Germain, formacionet e mundshme

Futboll 26 Nëntor 2019 13:44

Sonte do të zhvillohet një super ndeshje në “Santiago Bernabeu” mes Real Madrid dhe PSG në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Parkun e Princave” përfundoi me rezultat 3-0, në të mirë të klubit francez.

Te “Los Blancos” pritet nga minuta e parë të luajë Dani Carvajal që u rikthye nga lëndimi, ndërsa te PSG në dyshime janë Marco Verrati dhe Ander Herrera.

Më poshtë formacionet e mundshme.

Real Madrid (4-3-3): Courtois, Marcelo, Ramos, Varane, Carvajal, Casemiro, Kroos, Modric, Hazard, Bale, Benzema.

PSG (4-3-3): Navas; Meunier, Silva, Diallo, Bernat, Marquinhos, Gueye, Paredes, Mbappe, Neymar, Icardi.

Kujtojmë që ndeshja fillon në ora 21:00.

-->