Real Madrid provokon Messin para ndeshjes së sontme

Futboll 09 Mars 2022 16:27

Real Madrid dhe PSG do të përballen sonte në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti.

“Madrilenët” kërkojnë përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë, kurse PSG kërkon që ta mbrojë atë.

Skuadra e Real Madridit ka nxitur një debat në njëfarë mënyre, me klubin që postoi me shkas penalltinë e humbur të Messit në ndeshjen e kaluar.

Kujtojmë që ai ka një statistikë shumë të mirë në “Santiago Bernabeu”, duke shënuar 15 gola dhe 9 asistime në 23 ndeshje.

-->