Real Madrid ‘shkatërron’ Eibarin – merr përkohësisht kreun e tabelës
Futboll
09 Nëntor 2019
21:11

Real Madrid ka shënuar fitore me rezultatin 0:4 në përballjen kundër Eibar, në xhiron e 13-të të La Liga.
Në këtë ndeshje shkëlqeu Karim Benzema, i cili realizoi golin e parë qysh në minutën e 17’.
Ramos dyfishoi epërsinë e Realit, kur nga pika e bardhë realizoi për 2:0, në minutë e 20’ të takimit.
9 minuta më vonë u akordua edhe një penallti në favor të madrilenëve, të cilën në gol e ktheu Benzema, për 3:0.
Federico Valverde shënoi për rezultatin final, 0:4, në minutën e 61’ të takimit.
Me këtë fitore, Real Madrid mbanë përkohësisht kreun e tabelës, me 25 pikë të grumbulluara.Eibar mbetet në pozitën e 15, me 15 pikë të tubuara.