Real Madrid triumfon ndaj Barcelonës në Camp Nou, Modric dhuron show

Futboll 24 Tetor 2020 16:08

Real Madrid ka fituar El Clasicon e parë të këtij viti ndaj Barcelonës në Camp Nou, raporton Insporti.

Golin e parë të takimit e shënoi, Real Madrid, ku skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane kaloi në epërsi në minutën e 5-të të takimti përmes mesfushorit urguaian Fede Valverde.

Epërsia e “Los Blancos” nuk zgjati shumë, vetëm tri minuta më vonë Ansu Fati shënon golin e barazimit pas një harkimi nga Jordi Alba.

Real Madrid riktheu epërsinë prej një goli në minutën e 59-të. I saktë nga pika e bardhë u tregua Sergio Ramos, penallti e cila u akordua me VAR pas një tërheqje të fanellës nga ana e Piques.

Golin e fundit e shënoi Luka Modric në minutën e fundit të kohës së rregullt, i cili dribloi portierin Neto dhe shënoi në portën e hapur.

Barcelona dhe Real Madrid vijnë ndryshe në këtë sezon, nga njëra anë katalanasit me një trajner të ri si Koeman dhe me rikthimin tek rezultatet pozitive, kurse madrilenët po hasin probleme, kjo e konfirmuar dhe nga humbja tronditëse në Champions League përballë Shakhtar Donetsk, por kjo nuk e pengoi që të fitojnë ‘El Classico-n’ e parë sezonal pikërisht ndaj rivalëve të përjetshëm, Barcelonës.

Me këtë fitore Real Madrid parakalon Barçën në histori të El Clasicove, ku tashmë numron 97 fitore ndaj 98 të Barcelonës./Insporti.com/

-->