Real Madridi bën ofertën e parë për Hazardin – përgjigjet Chelsea

Futboll 18 Mars 2019 16:27

Duket shumë e mundur që Eden Hazard të largohet nga Chelsea këtë verë.

Anësori belg ka qenë pjesë e Chelseat për shtatë sezone, por duket se ai është i destinuar për një largim, transmeton Insporti.

Sipas gazetarit kredibil Duncan Castels, Real Madridi ka bërë ofertën e parë për Hazardin së fundmi.

Shuma e ofertës nuk është përmendur, por besohet se “Të Kaltërit” e kanë refuzuar ofertën.

Eden Hazard is stalling on signing a new contract with Chelsea

Sidoqoftë, Chelsea është e vetëdijshme se lojtari po futet në vitin e fundit të kontratës dhe shitja e tij duhet të konsiderohet.

Castles gjithashtu shton se Chelsea beson se është ende e mundur që të gjenerojë 100 milionë euro nga shitja e Hazardit.

Duket se nëse Real Madridi vendos të rrisë ofertën, një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt. /Insporti.com/

-->