Real Madridi “dridh” Modricin me vendimin e fundit

Futboll 03 Shkurt 2020 13:31

Duket që aventura e Luka Modric te Real Madridi është drejt fundit.

Sipas shtypit spanjoll, mesfushori kroat rrezikon largimin në fund të sezonit ndërsa stafi teknik është i shqetësuar për paraqitjet e tij këtë sezon.

Blerja e Van De Beek do të thoshte largimin e tij nga skuadra.

Gjithsesi 35-vjeçari ka ende shumë admirues duke nisur që nga kampionati italian e ai anglez, por edhe përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mund të merrte një pagë të majme.

-->