Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin nëse largohet Varane

Futboll 29 Mars 2019 08:34

Gazeta spanjolle, “AS” raporton se Real Madridi do të fokusohet në mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, nëse Raphael Varane largohet.

Ka pasur raporte në javët e fundit se Varane mund të largohet në verë, derisa destinacioni i tij thuhet të jetë Juventusi, transmeton Insporti.

Tani, “AS” sugjeron se Zinedine Zidane e ka përpiluar planin për ta zëvendësuar francezin, duke drejtuar vëmendjen nga Koulibaly.

Carlo Ancelotti potencoi së fundmi se senegalezi nuk do të largohet nga Napoli, por situata mund të ndryshojë nëse Real Madridi bën ofertë.

Deri tani, Napoli dhe Koulibaly kanë refuzuar oferta nga klubet e Premier Leagues, përfshirë Manchester Unitedin, Manchester Cityn, Chelsean dhe Arsenalin.

Çmimi i tij besohet të jetë të paktën 100 milionë euro, derisa së fundmi 27-vjeçari nënshkroi kontratë të re që e mbanë atë te napolitanët deri në qershor të vitit 2023. /Insporti.com/