Real Madridi e vëzhgon Sterlingun në ndeshjen me Kosovën në ‘Fadil Vokrri’

Kombëtarja 04 Nëntor 2019 23:17

Real Madridi duket se e ka përnjëmend sa i përket Raheem Sterlingut, derisa ka vendosur që ta përcjellë atë në ndeshjen kundër Kosovës.

Reprezentuesit e Realit do t’i shikojnë nga afër paraqitjet e Sterlingut këtë muaj me kombëtaren e ‘Tre Luanëve’, shkruan Insporti

Siç raporton Sky Sports News, përfaqësuesit e klubit madrilen do të udhëtojnë në Kosovë ku do ta shikojnë nga afër Sterlingun në ‘Fadil Vokrri’.

Ata gjithashtu do ta shikojnë futbollistin edhe në ndeshjen tjetër të kualifikueseve të Evropianit, të cilën Anglia e luan në shtëpi, kundër Malit të Zi.

Reali raprotohet se është duke përgatitur ofertë të Gareth Bale dhe 70 milionë funte si shkëmbim për Sterlingun.

Pas ndeshjeve që Anglia i luan me Malin e Zi dhe Kosovën, drejtuesit e Real Madridit do të vendosin për detajet finale sa i përket propozimit për Cityn, rreth transferimit të 24-vjeçarit.

Përfaqësuesit e Sterlingut në verë ishin takuar me drejtorin gjeneral të Real Madridit, Jose Angel Sanchez, por spanjollët nuk kishin arritur ta joshin Cityn për ta transferuar anësorin në ‘Bernabeu’.

Kosova do të takohet me Anglinë në Prishtinë, në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues, më 17 nëntor. /Insporti.com/

-->