Real Madridi i “falet” Casemiron në fitoren ndaj Sevillas

Futboll 18 Janar 2020 17:59

Real Madrid ka shënuar fitore fal dy golëshit të Casemiros ndaj Sevillas në derbin e javës në La Liga, me rezultatin 2:1.

Goli i parë në këtë takim u shënua nga mesfushori brazilian, Casemiro, në mintuën e 57’ të takimit.

Sevilla reagoi me anë të Luuk de Jong, i cili në minutën e 64’ rivendosi balancën, duke bërë ndeshjen edhe më interesante.

Casemiro në minutën e 69’ gjeti edhe golin e dytë personal, për epërsinë e dytë të skuadrës së tij. Ky gol doli të ishte vendimtarë.

Me ketë fitore, Real Madrid ngritët përkohësisht në vendin e parë në La Liga, me 41 pikë, një më shumë se Barca, që nesër luan ndeshjen e saj me Granada.

Sevilla në anën tjetër mbetet në pozitën e tretë në tabelë, me 36 pikë të grumbulluara.

-->