Real Madridi i ‘përgjysmuar’ barazon me Villarrealin

Futboll 21 Nëntor 2020 18:10

Real Madridi ka marrë vetëm një pikë në udhëtim të Villarreali (1-1).

Ndeshja ishte e baraspeshuar me dy skuadrat që shënuan nga një herë në portën kundërshtare.

Qysh pas dy minutave lojë, Mariano Diaz pas asistimit të bukur nga Dani Carvalaj zhbllokoi rezultatin.

Mysafirët barazuan shifrat përmes Gerard Moreno, që realizoi nga pika e bardhë (76′).

Reali kishte mungesa të theksuara në këtë takim, ku vlen të veçohet ajo e Sergio Ramos e Karim Benzema.

Me këtë barazim, Reali renditët në pozitën e katër me 17 pikë, tri më pak se lideri Real Sociedad, kurse Villarreal qëndron në pozitën e dytë me 19 sosh. /Insporti/

-->