Real Madridi interesohet për Matthijs de Ligt

Futboll 22 Qershor 2019 08:10

Mirëpo, Paris Saint-Germaini ia ka ofruar Ajaxit një shumë më të madhe për qendërmbrojtësin 19-vjeçar, si dhe është e gatshme ta bëjë De Liftin njërin ndër lojtarët me pagën më të lartë në botë.

Nëna dhe motra e futbollistit ishin parë në kryeqytetin francez javën e kaluar, në kërkim të vendbanimeve të mundshme, por deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, dhe agjenti i De Ligtit, Mino Raiola, janë shokë të vjetur dhe kampioni italian është gjithashtu i interesuar për holandezin. Për më tepër, edhe Bayern Munichu besohet se është duke e monitoruar situatën.

Por, në këtë garë të madhe për De Ligtit, mediumi francez, RMC, raporton se tani ka hyrë edhe Real Madridi. Drejtuesit e klubit madrilen fillimisht duan ta kuptojnë se a e ka ndarë De Ligti mendjen për ndonjë klub dhe pastaj do ta marrin vendimin për hapat e radhës.

Lojtari dhe familja e tij janë për momentin për pushime në Miami dhe Real Madridi shpreson ta përdorë këtë situatë që t’ia bëjë të ditur lojtarit dhe Ajaxit se dëshiron ta transferojë atë gjatë kësaj vere në Santiago Bernabeu.

Megjithatë, problemi kryesor në këtë çështje është agjenti i De Ligtit, Raiola, pasi që ai nuk është aspak i dashur për bordin e drejtuesve të Real Madridit. Për më tepër, as De Ligti nuk dëshiron të shkojë te ndonjë klub ku nuk e ka vendin si titullar të sigurt.