Real Madridi ka arritur marrëveshje me Mbappen

Futboll 04 Shkurt 2020 21:12

Kylian Mbappe është pajtuar të transferohet në Real Madrid, transmeton Insporti.com.

Sipas gazetarit Oriol Domenech, Mbappe është pajtuar me kushtet personale për t’iu bashkuar Real Madridit në 2020-n ose 2021-n. “Nga ajo çfarë ëm thonë mua nga klube të ndryshme që kanë kontaktuar me të, Madridi e ka mbyllur. Kur Mbappe të largohet, në 2020-n apo 2021-n, ai do të shkojë në Madrid”.

“Los Blancos” janë adhurues të mëdhenj të kampionit të botës dhe këtë gjë e kanë thënë edhe publikisht.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane shpeshherë e ka shprehur simpatinë për bashkëkombësin e tij nëpër intervista.

-->