Real Madridi ka gati ofertën për yllin e Liverpoolit me shifra astronomike

Futboll 04 Nëntor 2019 12:32

Mohamed Salah është bërë synim i klubit spanjoll Real Madrid për ta transferuar.

Real Madridi është duke e përgatitur një ofertë me shifra astronomike për skuadrën angleze Liverpool, për t’i siguruar shërbimet e yllit egjiptian.

Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, klubi madrilen ka gati një ofertë prej 130 milionë euro, transmeton Insporti.com.

Transferimi i Salah pritet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2020.

 

Në shkrimin e gazetës spanjolle raportohet se presidenti i klubit, Florentino Perez ka vendosur ta shes sulmuesin uellsian, Gareth Bale, për të bërë vend për ish sulmuesin e Chelsea.

Ndryshe, Salah në dhjetë paraqitje në Premier Ligë këtë sezon ka shënuar pesë gola. /Insporti.com/

-->