Real Madridi me mungesa të mëdha për ndeshjen e sotme

Futboll 06 Janar 2019 08:33

Reali Madridi mbrëmjen e sotme do të luajë në “Santiago Bernabeu” përballë skuadrës së Real Sociedadit me fillim nga ora 18:30, ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit spanjoll.

Mirëpo për këtë ndeshje, trajneri Santiago Solari nuk do të ketë të gatshëm plot 4 lojtarë, duke filluar nga Gareth Bale, që do të mungojë rreth 2 javë.

Nuk mbaron me kaq, sepse Marco Asensio nuk do të jetë i gatshëm, së bashku me Marcos Llorenten dhe Mariano Diazin.

Gjitashtu, kujtojmë që kampionët e Evropës në ndeshjen e fundit barazuan në udhëtim te Villarreali me rezultatin 2-2.

Goli i Karim Benzema dhe Varane nuk mjaftuan për të marrë 3 pikë, pasi që dy golat e Santi Cazorlas i mohuan tri pikët gjigantit madrilen.