Real Madridi takohet me agjentin e yllit të Juventusit

Futboll 29 Mars 2019 08:49

“Marca” raporton se drejtorët e Real Madridit janë takuar me agjentin e mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjanic.

Sipas gazetës spanjolle, takimi ndodhi në qendrën stërvitore të Real Madridit, transmeton Insporti.

Drejtori gjeneral, Jose Angel Sanchez diskutoi me agjentin Fali Ramadani, derisa klientët e tij, Pjanic dhe Luka Jovic së fundmi kanë qenë të lidhur me një transferim te “Los Blancos”.

Pjanic mbush 29-vjet javën e ardhshme dhe është nën kontratë me Juventusin, deri në vitin 2023.

Deri tani këtë sezon, ai ka luajtur në 34 ndeshje garuese, duke shënuar katër gola dhe po aq asistime.

Pjanic është konsideruar si një figurë shumë e rëndësishme në projektin e biankonerëve, por gjërat mund të ndryshojnë me ardhjen e Aaron Ramseyt nga Arsenali. /Insporti.com/