Reali barazon te Villarreali – Bale sërish e shpëton Zidanen

Futboll 01 Shtator 2019 23:02

Real Madridi ka regjistruar barazimin e dytë radhazi, pas xhiros së tretë në La Liga. Los Blancos sonte barazuan 2:2 në udhëtim ndaj Villarrealit.

Ishte Moreno që i dha epërsinë “Nëndetëses së verdhë” në minutën e 12. Kurse shifrat i barazoi Gareth Bale në minutën e 45+1, pas asistimit nga Carvajali.

E edhe në pjesën e dytë vendasit rikthyen epërsinë në minutën e 74 përmes Gomezit. Kurse nga humbja Realin e shpëtoi Bale, që shënoi sërish në minutën e 86 nga asistimit nga Modricit.

Kurse, në minutën e 90+3 uellsiani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në vendin e pestë tani Reali ka pesë pikë pas tre xhirove, derisa Villarreali në vendin e 16 ka vetëm 2 pikë.