Reali bën ofertën “e çmendur” për Neymarin

Futboll 22 Gusht 2019 10:21

Pas ofertës së Barcelonës për brazilianin Neymar, e cila u refuzua nga klubi i PSG-së, ishte radha e Realit të Madridit për të paraqitur ofertën e saj për sulmuesin e PSG-së.

Siç raporton “L’Equipe” në Francë, madrilenët kishin përgatitur një mega-ofertë për Neymarin. 100 milionë euro, dhe plot tre yje si Bale, James dhe Navas, në këmbim të ylli brazilian.

Të tre këta lojtarë, po kalojnë kohë të vështira në Madrid, dhe formacioni duket shumë larg me Zidanine në krye të bankinës,  kështu që largimi do ishte një opsion më i mirë. Por, është PSG që edhe këtë ofertë të majmë, e ka refuzuar, duke tentuar ta mbajë sërish në ekip Neymarin.

Ndërkohë, deri në ditët e fundit për sulmuesin, ka oferta edhe nga Barcelona e Juventusi, por duhet pritur për të parë vendimin që do të marrin parisienët.