Reali dërrmon Granadan, nuk dorëzohet në luftën për titull

Futboll 13 Maj 2021 23:56

Reali nuk dorëzohet për titull, e kërkon me ngulm! Kampioni në fuqi ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Granada-s, që u zhvillua në stadiumin “Nuevo Los Cármenes” në Granada. 

Pjesa e parë ishte në shenjë të madrilenëve kur edhe avancojnë me rezultat 0:2 me golat e Modriçit (17′) e Rodrygos (45+1). Në pjesën e dytë, Reali pak a shumë futet në presion kur pësojnë gol në minutën e 71-t. Autor i goli Molina, 1:2. 

Image

Megjithatë rikthehet qetësia në minutën e 75-të, Odriozola thellon epërsinë në 1:3. Pas një minute, Benzema shënon për fitoren bindëse, 1:4.

Atletico kryeson me 80 pikë dhe ka dy më shumë se Reali në pozitën e dytë pas 36 jave në Spanjë, ndërsa Barcelona e mban vendin e tretë me 76 dhe Granada renditet në të dhjetin me 45 sosh. 

Me 16 maj Reali luan në konak të Athletic Bilbaos, ndërsa Atletico Madridi e pret Osasunën dhe Barcelona ndeshet me Celta Vigon, të gjitha ndeshjet luhen në orën 18.30.

Golat e takimit:

-->