Reali e mundi Barcelonën në “El Clasico” pas kaq viteve

Futboll 01 Mars 2020 23:35

Real Madridi ka “thyer akullin” me fitoren e sotme ndaj Barcelonës:

‘Los Blancos’ mundën katalonasit me rezultatin e pastër, 2:0 në Bernabeu në kuadër të xhiros së 26-të në La Ligë, shkruan Insporti

Kjo fitore ka bërë që Reali të ngjitet në krye në tabelë, ndërkaq, kjo ishte fitorja e parë e madrilenëve në një El Clasico në ligë, në pothuajse 4 vite.

Në fakt, hera e fundit kur madrilenët kishin mundur blaugranët në ligë kishte qenë më 2 prill të vitit 2016, me Cristiano Ronaldon që e kishte shënuar golin e fitores. /Insporti.com/

-->