Reali edhe një hap më afër Hazardit

Futboll 03 Qershor 2019 22:02

Real Madridi ka bërë një tjetër lëvizje drejt transferimit të Eden Hazardit.

Klubi madrilen do ta dërgojë një përfaqësues në Londër për t’u takuar me krerët e Chelseat me tentativën e fundit për të transferuar Eden Hazardin.

Negociatat për yllin belg kanë zgjatur qe disa muaj, por spanjollët janë të vendosur të kryejnë më herët punë.

Chelsea synon të marrë 130 milionë euro, teksa Reali do të ishte i lumtur të paguante rreth 100 milionë euro, sipas “Goal”.

Marrëveshja besohet se mund të arrihet me rreth 120 milionë euro.

Hazardi kishte konfirmuar pasi Chelsea fitoi Ligën e Evropës se e dëshiron largimin nga Londra.