Reali fitoi derbin ndaj Atleticos – ky është lojtari me notën më të mirë

Futboll 01 Shkurt 2020 18:18

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Atletico Madridit, në derbin e javës së 22-të të kampionatit spanjoll.

Momenti kyç i ndeshjes ishte ai i minutës së 56-të, kur Karim Benzema shënoi për epërsinë e vendësve, e që doli të ishte edhe goli i vetëm në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Real Madridi është ngjitur në kuotën e 49 pikëve, 6 më shumë se Barcelona që renditet në pozitën e dytë dhe nesër luan në “Camp Nou” me Levanten.

Ndërsa, Atletico Madrid renditet në pozitën e 5-të me 36 pikë.

Ky është vlerësimi i ‘WhoScored’ për të gjithë lojtarët që u aktivizuan në këtë ndeshje.

-->