Reali gati të ‘thyejë bankën’, 500 milionë për transferime

Futboll 28 Mars 2019 13:57

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk do të kursejë fare gjatë afatit kalimtar të verës.

Real Madridi ka pasur një sezon të dështuar deri më tani dhe rikthimi i Zinedine Zidane në stol, ka rikthyer disi besimin për sezonin e ardhshëm.

Florentino Perez pritet të zbrazë xhepat dhe të plotësojë dëshirat e trajnerit, ku janë disa emra që janë spekuluar si objektiva të Realit.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, presidenti i Los Blancos, i ka premtuar trajnerit Zidane se do të shpenzojë 500 milionë euro gjatë afatit kalimtar veror, për të sjellë në Santiago Bernabeu lojtarët që ai dëshiron.

Eden Hazard, Kylian Mbappe si dhe Paul Pogba janë emrat kryesorë që lidhen me ‘Los Blancos’, tre lojtarë këta që pëlqehet njëkohësisht shumë nga trajneri Zidane.