Reali heshti, por jo edhe Kroosi

Futboll 06 Dhjetor 2018 14:26

Toni Kroos është i dëmtuar. Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari në rrjetet sociale.

Mesfushori gjerman ka bërë të ditur se është lënduar në sfidën me Romën në Champions League, por çuditërisht as trajneri, Santiago Solari, por as klubi, Real Madridi, nuk kanë dashur të tregojnë për këtë gjë.

Kroos mungoi në vikend kundër Valencias, ku Reali fitoi 2-0 dhe gjitha mediet raportuan se është lënë për të pushuar, teksa Solari heshti duke mos treguar për dëmtimin.

Sido që të jetë, Kroos ka bërë të ditur se ka probleme me gjurin dhe se po punon shumë për t’u rikthyer sa më parë në fushë.

28-vjeçari ka bërë 17 paraqitje për Realin deri më tani këtë edicion në të gjitha garat, duke shënuar një gol, teksa ka dhuruar dy asistime. /Insporti.com/