Reali i befason të gjithë me interesimin për këtë futbollist

Futboll 27 Shkurt 2020 22:30

Skuadra e Real Madridit po monitoron nga afër situatën e sulmuesit Alexander Sorloth, i cili këtë edicion është huazuar te Trabzonspori nga Crystal Palace.

Kështu kanë shkruar të enjten mediumet angleze. Sulmuesi 24-vjeçar po shihet si përforcim potencial për edicionin e ri, pas formës së mirë që po e shfaq këtë edicion.

Sorloth ka shënuar 24 gola në 34 paraqitje për Trabzonsporin në të gjitha garat.

Ekipi turk ka të drejtën e blerjes së tij në verë për dhjetë milionë euro, por Reali është i gatshëm të ofrojë më shumë për kartonin e tij. Sorloth ka kontratë me Crystal Palacen deri në vitin 2022.

Ai ka edhe gjashtë gola në 22 ndeshje me Norvegjinë.

-->