Reali i ofron këtë pagë të majme Hazardit

Futboll 25 Prill 2019 11:11

Ylli belg, Eden Hazard, pritet të bëhet një nga futbollistët më të paguar në Evropë këtë verë nëse lë Chelsean dhe transferohet drejt Real Madrid.

Sipas The Sun madrilenët i kanë ofruar Hazardit 400 mijë funte pagë javore pas taksave që i bie 20 milionë paund në vit.

Prej kohësh mediat kanë spekuluar për transferimin e Hazardit në Madrid, por duket se këtë verë pritet të ndodhë me të vërtetë.

Belgu po kërkon që ta mbyllë karrierën në Londër sa me triumfin në Ligën e Evropës si dhe të kualifikojë blutë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.