Reali ia dorëzon pozitën e parë Barcelonës, nja javë para “El Clasicos”

Futboll 22 Shkurt 2020 23:03

Real Madrid është befasuar nga Levante duke u mposhtur me rezultatin 1:0.

Levante arriti të merrte tri pikët falë golit të shënuar nga Luis Morales, në minutën e 79’ të ndeshjes.

Ky gol vulosi fatin e takimit duke bërë që Levante të fitojë tri pikët dhe të ngritët në kuotën e 32 pikëve për pozitën e 10-të.

Real Madrid në anën tjetër mbetet me 53 pikë, duke bërë kështu që të zbres në pozitën e dytë, duke i dhënë kryesimin skuadrës së Barcelonës që tash numëron 55 pikë.

-->