Reali kthehet te fitorja, mund Villarrealin në “Bernabeu”

Futboll 05 Maj 2019 19:02

Pas një barazimi dhe një humbjeje, Reali u është kthyer fitoreve në La Ligë.

Skuadra e Zinedine Zidanes ka fituar 3:2 ndaj Villarrealit në xhiron e 36-të të La Ligas.

Mariano shënoi dy herë, ndërsa një gol tjetër u realizua nga Vallejo. Moreno e Costa shënuan për mysafirët.

Reali tani mbetet i treti në tabelën e La Ligas, me 65 pikë pas 36 ndeshjesh.