Reali mposht Valencian në Arabinë Saudite, siguron finalen e Superkupës
Futboll
08 Janar 2020
21:58

Real Madridi ka avancuar në finale të Superkupës së Spanjës, pasi e mposhti me rezultat 3:1 Valencian në Jeddah të Arabisë Saudite.
‘Los Blancos’ kanë arritur të dominojnë ndaj rivalit të La Ligas për ta siguruar finalen, aty ku i pret fituesi i gjysmëfinales tjetër, Barcelona – Atletico.
Toni Kroos, Isco e Luka Modric shënuan për Realin, ndërkaq golin e nderit për Valencian nga penalltia e realizoi Dani Parejo. /Insporti.com/