Reali mposhtet te Sociedadi, s’gabon Barcelona

Futboll 12 Maj 2019 20:48

Reali ka vazhduar me rezultate të dobëta këtë sezon. Skuadra e Zinedine Zidanes u mposht nga Real Sociedadi, 3:1, në xhiron e 37-të të La Ligas.

Merino, Zaldua e Barrenetxea Muguruza shënuan golat për Sociedadin, teksa Diaz shënoi golin e vetëm për Realin.

Barcelona në anën tjetër ka shënuar fitore ndaj Getafes, 2:0, në kuadër të javës së 27-të të kampionatit spanjoll.

Skuadra e drejtuar nga Valverde fitoi falë golave të Arturo Vidalit e Lionel Messit.

Në këtë xhiro, Atletico Madridi si e dyta në tabelë barazoi me Sevillan 1:1. Koke e Sarabia shënuan golat në këtë ndeshje.