Reali nënshkruan me futbollistin e njohur

Futboll 16 Maj 2019 21:00

Real Madrid ka zyrtarizuar transferin më të ri, të paktën sipas “Sky”.

Është futbollisti Luka Jovic i cili pritet të bart fanellën e Realit.

Thuhet që gjiganti spanjoll ka arritur akordin me yllin e Eintracht Frankfurt për shifrën e 52.4 milionë funteve.

Serbi 21 vjeçar pritet të nënshkruaj një kontratë 5 vjeçare, por paga që do të marr në “Santiago Bernabeu” nuk është bërë ende e ditur.

Jovic është padyshim zbulimi i këtij sezoni, ku me golat e tij ndihmoi Eintracht të shkonte deri në fazën gjysmëfinale të Europa League.

Teksa më 17 golat e tij në Bundesliga po ndihmon skuadrën që të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Interes për Jovic kishte edhe nga disa skuadra angleze, por ideja që do të luaj me Realin e Madridit e ka tunduar së tepërmi talentin serb, që shihet si sulmuesi më i fortë në qarkullim./Insporti