Reali nuk heq dorë nga Pogba, ofron katër futbollistë për të

Futboll 28 Maj 2020 09:58

Duket se Real Madrid nuk e ka ndërmend të heq dorë nga shërbimet e Paul Pogbas.

Madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë plot katër futbollistë, për të nënshkruar me Pogban.

James Rodriguezin, Martin Odeggard, Lucas Vazquez dhe Brahim Diaz, janë lojtarët që ka ofruar Zinedine Zidane.

Por, në anën tjetër, Manchester United vazhdon të insistojë se Pogba nuk është për shitje.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer është i prirë të mbajë Pogban në skuadër, duke e rikthyer në njëmbëdhjetëshen startuese, kur Premierliga të rifillojë përsëri.

Solskjaer dëshiron të provojë se si do të funksionojë Pobga me Bruno Fernandes, i cili i është bashkuar Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Pogba këtë sezon ka regjistruar vetëm tetë paraqitje, dhe bërë vetëm dy asistime.

-->