Reali nuk lejon befasi

Futboll 22 Janar 2020 23:01

Ndryshe nga Barcelona, e cila me shumë vështirësi u kualfikua në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit, Real Madrid e pati pak më lehtë të fitojë në udhëtim te Unionistas.

Mysafirët fituan me shifrat 3:1 për të kaluar në rrethin e ardhshëm të garave.

Gareth Bale (18’) zhbllokoi rezultatin, para se Romero Morillo (57’) të befasonte të gjithë duke barazuar 1:1.

Gjithsesi, Gongora (62’) realizoi një autogol qesharak për t’i dhënë epërsinë sërish mysafirëve.

Bruno Diaz (90+3′) vulosi kualifikimin tutje të skuadrës madrilene.

-->