Reali pa probleme ndaj Leganesit në ndeshjen e parë

Futboll 09 Janar 2019 23:27

Real Madrid i është rikthyer fitoreve pas dy dështimeve të njëpasnjëshme në La Liga. Madrilenët kanë triumfuar para shikuesve të vet kundër Leganesit me rezultat 3-0 në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales së Copa del Rey.

Epërsinë ‘Los Blancos’ ia dha Sergio Ramos, i cili realizoi nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 68-të Lucas Vazquez shënoi golin e dytë të Realit pasi mori një pasim të saktë nga Viniciusi.

Por, Vinicus që shkëlqeu në këtë ndeshje arriti ta regjistrojë veten në listën e realizatorëve në minutën e 77-të pasi shënoi një supergol pas harkimit të Odriozolas, për rezultatin përfundimtar 3:0.

Theksojmë se ndeshja e dytë mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet më 16 janar në stadiumin “Butarque”. Ndryshe, fituesi mes këtyre dyja ekipeve në çerekfinale do të takohet me triumfuesin mes Getafes dhe Valladolidit.