Reali pa Ronaldon nuk e kalon as Espanyolin

Futboll 28 Shkurt 2018 10:54

Ndeshja e djeshme e Real Madridit me Espanyolin dhe fitorja shokuese e ekipit nga Barcelona edhe një herë shfaqi shumë probleme që Real Madridit dhe trajneri i këtij ekipi  Zinedine Zidane i kanë në lojën e tyre.

E përditshmja sportive Marca shkruan se Real Madridi pa Cristiano Ronaldon nuk është në gjendje të shënojë as fitore ndaj Espanyolit sepse thjesht nuk ka intensitet të lojës në sulm.

Sipas Marcas shfaqja që dje e dhanë Bale dhe Benzema, të cilët luajtën në sulm për Realin tregoi se këtyre lojtarëve u mungon intensiteti që i nevojitet Real Madridit dhe nuk janë në gjendje që të kompensojnë mungesën e Ronaldos në formacion.

Shkrimi i Marcas përfundon me konkluzionin se Reali në asnjë rrethanë nuk mund t’ia lejojë vetes në bëjë ndryshime drastike në rotacion si ky i djeshmi, kur përveç Ronaldos munguan edhe Marcelo, Casemiro, Kroos dhe Modric.

-->