Reali pa 8 lojtarë në Copa del Rey, Asensio, Vinicius dhe Isco titullar

Futboll 06 Dhjetor 2018 14:07

Santiago Solari ka zbuluar listën prej 20 lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme me Melillan në Copa del Rey.

Për shkak të fitores së parë prej 4-0 në udhëtim, Solari në këtë ndeshje do të jetë pa 8 lojtarë të formacionit të parë; Courtois, Marcelo, Ramos, Kroos, Modric, Bale, Benzema dhe të dëmtuarin, Casemiro.

Solari ka thirrur për këtë ndeshje disa lojtarë të akademisë, derisa mediet spanjolle kanë zbuluar se për herë të parë, Isco do të startojë në një ndeshje me trajnerin e ri dhe do të mbajë shiritin e kapitenit në kah,

Ndeshja me Melillan zhvillohet në “Bernabeu” nga ora 16:15. /Insporti.com/