Reali po mendon për rikthimin e Odegaardit

Futboll 01 Tetor 2019 08:15

Te skuadra e Real Madridit po mendojnë për kthimin e mesfushorit norvegjez Martin Odegaard, i cili është huazuar për dy vjet te Real Sociedadi.

Gazeta spanjolle AS ka shkruar të hënën se Reali po shqyrton kthimin e Odegaardit në fund të këtij edicioni pas paraqitjeve të mira te Sociedadi.

Odegaard para fillimit të këtij edicioni u huazua për dy vjet te Sociedadi, pasi klubi bask pranoi të paguante pagën e tij vjetore prej dy milionë eurosh.

Reali ka të drejtën e kthimit të tij për dy milionë euro dëmshpërblim.

20-vjeçari, këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar po aq herë në shtatë ndeshje në La Liga te Sociedadi. Odegaard ka kontratë me Realin deri në vitin 2023.