Reali po përgatit prezantimin e Hazard, por cilin numër do të marrë belgu?

Futboll 06 Qershor 2019 12:30

Ka vetëm një problem ne lidhje me transferimin e Eden Hazard tek Real Madrid, numri i tij i preferuar.

Belgu e ka mbajtur në shpinë numrin 10 me Kombëtaren dhe Chelsean, por te Reali këtë numër e mban lojtari më i mirë në botë, kroati Luka Modric.

Reali është duke organizuar ceremoninë e prezantimit të belgut, një ngjarje që pritet të zgjojë interes të madh, dhe madrilentët kërkojnë të shfrytëzojnë për të shitur sa më shumë fanella.

Aktualisht, vetëm numri 16 është i lirë tek Reali, por ky numër nuk ka ndonjë histori tek klubi, por as Hazardi nuk ka ndonjë lidhje të veçantë.

Reali synon të prezantojë Realin me fanellën e re e cila do të dalë të premten, por deri atëherë do të duhet që të zgjidhet edhe çështja e numrit.