Reali shfrytëzon gabimin e Barcelonës – merr kreun e La Ligas

Futboll 26 Janar 2020 23:02

Real Madridi ia ka dalë të fitojë kundër Real Valladolidit me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javës së 21-të në La Liga.

Vendasit u shkaktuan shumë probleme Los Blancos, pasi i ndalën në pjesën e parë, duke mos i lënë të shënojnë.

45 minutëshi i dytë filloi më mirë për ta, pasi ishin më kërkues dhe arritën të afroheshin më shumë te porta e Valladolidit.

Por, momenti më kryesor i ndeshjes ishte në minutën e 78-të, atëherë kur Nacho Fernandez shënoi golin e fitores me një asistim Toni Kroos.

Valladolidi arriti të shënonte golin e barazimit, mirëpo ajo u anulua nga gjyqtari Ricardo de Burgos Bengoetxea shkaku i pozitës jashtë loje.

Pas 100 ditësh, Real Madridi ka rimarrë kreun e La Ligas, me 46 pikë, tri më shumë se Barcelona. Katalanasit këtë xhiro u mposhtën 2:0 nga Valencia.

-->