Reali sot e prezanton Hazardin, ka këtë njoftim për tifozët

Futboll 13 Qershor 2019 15:01

Real Madridi ka postuar një njoftim për tifozët rreth prezantimit të Eden Hazardit.

Eden Hazard sot do të prezantohet zyrtarisht si përforcimi më i ri i Real Madridit nga Chelsea, transmeton Insporti

Klubi ka rikujtuar tifozët se prezantimi i belgut 28-vjeçar do të bëhet sot në orën 19:00.

Në ‘Twitter’, faqja zyrtare e klubit ka pyetur tifozët se a janë të emocionuar për prezantimin e belgut.

Hazardi ishte për shtatë vite në Chelsea, ku kishte fanellën me numrin 10, derisa ai pritet të bartë fanellën me numrin 7 në “Santiago Bernabeu”. /Insporti.com/