Reali vetëm barazim në “Bernabeu”

Futboll 24 Gusht 2019 21:20

Real Madrid është ndalur në barazim 1-1 në “Bernabeu” përballë Real Valladolid, në ndeshjen e javës së dytë në La Liga.

Në pjesën e parë Real Madrid dominoi në lojë, por pa arritur të tregojë rrezik të vërtetë në portën kundërshtare, edhe pse provuan në disa raste me Bale dhe James.

Në 45 minutat e dyta tensioni rritet për skuadrën e trajnerit Zidane, që gati sa nuk pësoi në disa raste, ku mysafirët u treguan tepër të shpejtë në kundërsulm, por pa arritur të finalizojnë si duhet.

Karim Benzema do të behej hero për pak minuta, teksa francezi shënoi golin e avantazhit 8 minuta para fundit, me një kthesë tepër të bukur në vijën e 16 metrave.

Festa e madrilenëve u prish nga Sergi Guardiola, i cili arriti të mposhtë Courtois në një sulm të skuadrës mike dhe ia kaloi topin mes këmbëve.

Real Madrid ndalet kështu në javën e dytë, duke mbetur në kuotën e katër pikëve.