Realin sonte e pret udhëtimi i vështirë te Sevilla – formacionet e mundshme

Futboll 22 Shtator 2019 12:58

Sevilla pret sonte në Ramon Sanchez Pizjuan, Real Madridin që nuk është në formën optimale.

Julen Lopetegui do të kërkojë të hakmerret ndaj ish-skuadrës së tij për atë shkarkim nga detyra që Reali i bëri sezonin e kaluar ndërkohë që Sevilla do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për t’u shkëptur akoma më shumë në krye të renditjes.

Ndërsa Reali do të kërkojë të vazhdojë serinë e fitoreve pas fitores javën e kaluar ndaj Levantes.

Por, madrilenët vijnë nga turpërimi që e pësuan në Ligën e Kampionëve nga Paris Saint-Germain (3:0).

Zinedine Zidane do të ketë shumë mungesa në formacionin bazë duke filluar nga Modric, Marcelo, Isco e Asensio, ndërsa pritet të rikthehet kapiteni i skuadrës Sergio Ramos.

Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:

Sevilla: Vaclik, Navas, Carriço, Reguilon, Fernando, Banega, Jordan, Ocampos, Munir, De Jong.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Mendy, Casemiro, Kroos, James, Bale, Hazard, Benzema.Ndeshja mes Sevillës dhe Realit fillon nga ora 21:00.