Red Bull Aston Martin

Formula 1 19 Shkurt 2018 11:40

Ekipi austriak i Formulës 1, pronë e kompanisë sa famshme të pijeve energjike sivjet në emrin e vet do të mbajë edhe atij të një marke të njohur të veturave sportive angleze. Red Bull Aston Martin ka prezantuar bolidin RB14 me të cilin do të garojë në sezonin 2018 të Formulës 1.

Bolidi duket se ka ndryshime rrënjësore në dizajn, por kjo përshtypje fitohet më shumë për shkak të skemës së ndryshme të ngjyrave dhe vendosjes së HALO-s, sesa nga një ridizajnim thelbësor.

Në fakt elementet e reja, që imponohen si rezultat i rregullave të reja, si HALO Dhe ridizajnimi i pjesës së pasme dhe difuzori i ri i pasmë.

Vozitës të Red Bullit edhe sivjet janë holandezi Max Verstappen dhe australiani Daniel Ricciardo. Red Bulli vjet arriti tri fitore, (Ricciardo në Azerbaixhan dhe Verstappen në Malajzi dhe Meksikë), kurse sivjet shpresojnë në rezultate më të mira.

Pavarëssisht përmirësimeve të Red Bullit, ekspertët pohojnë se edhe sovjet Mercedesit është favorit kryesor. Majde, Verstappen para disa ditëve kishte pohuar se “po të kishim motorin e Mercedesit, nuk do të mund ta zinte askush”.

-->