Red Bull synon titullin në Formula 1

Formula 1 11 Shkurt 2018 16:36

​Drejtori i skuadrës së Red Bull, Christian Horner e sheh ekipin e tij si pretendent për titull në botërorin e ardhshëm të Formula 1.

Ai insiston se ekipi i tij sezonin e ardhshëm do të jetë dukshëm më i mirë se sa sezonin e kaluar.

“Ndryshe nga sezonet e fundit, ku kemi hasur jo pak vështirësi, këtë herë gjërat janë ndryshe. Deri më tani çdo gjë ka ecur sipas planifikimeve, ndaj me padurim presim që të zbresim sërish në pistë për të testuar makinën tonë të re. Ne jemi gati dhe të jeni të bindur se do të shihni që nuk do të jenë vetëm Ferrari e Mercedes për titull, por edhe Red Bull”, u shpreh Horner.

Më tej Horner vuri në dukje besimin që ai ka në aftësitë e dy pilotëve, Verstappen dhe Ricciardo.

“Do ta shihni që në testet e para forcën tonë. Jemi të shpejtë dhe besojmë se Verstappen e Ricciardo falë edhe aftësive të tyre do të dinë të përfitojnë nga makina që do t’u japim. Ndryshimet e bëra tek Red Bull nuk do zhgënjejnë askënd. Kjo është pak, por e sigurt”.

-->