Refuzoi Ferrarin dhe Mercedesin, Verstappen rinovon me Red Bullin

Formula 1 07 Janar 2020 19:45

Max Verstappen ka rinovuar kontratën me makinën Red Bull deri në vitin 2023.

Shoferi holandez ka hedhur kështu poshtë zërat e një transferimi të mundshëm te Mercedes apo Ferrari, pasi kontrata i skadonte në fund të këtij viti.

“Nuk keni parë ende asgjë. Me e mira është ende përpara”, ka deklaruar 22-vjeçari Max Verstappen pas rinovimit të kontratës.

“Jam i lumtur dhe krenar që ndodhem te Red Bull. E nisëm këtë rrugëtim së bashku dhe do të vazhdojmë së bashku. Dua të fitoj me këtë makinë. Objektivi im është titulli kampion”, tha Verstappen.

-->