Reja emërohet trajner i Shqipërisë nëse ndodh kjo sonte

Futboll 25 Mars 2019 18:43

Ish-trajneri i Atalantas në Serie A, Edoardo Reja ka dhënë një deklaratë të bujshme rreth emërimit potencial të tij si trajner të Kombëtares shqiptare.

Ai është shëndrruar në kandidat për trajner të “kuqezinjëve”, pasi këta të fundit shkarkuan Christian Panuccin nga ky post, shkruan Insporti.

Duket se emërimi i tij do të varet nga rezultati që do ta regjistrojë Shqipëria sonte kundër Andorrës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet “Euro2020”.

Image result for edy reja

Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri, i cili ka thënë për një medium italian:

“Dje fola me Federatën Shqiptare, kërkova 24 orë kohë për të vendosur. Do të varet nga rezultati i Shqipërisë sonte kundër Andorras,” tha ai.

Kujtojmë se Shqipëria në ndeshjen e parë kualifikuese u mposht nga Turqia, kështu që supozojmë se një rezultat pozitiv sonte kundër Andorrës, do ta bindë Rejan që të marrë drejtimin e Kombëtares. /Insporti.com/

-->